Kur 'Lancet' përdoret si gjethe fiku për të mbuluar turpin e shëndetësisë rilindase

Dje Kryeministri vrapoi të publikonte një video të nje studimi te prestigjozes “Lancet” mbi mbulimin shendetesor universal ku Shqiperia me 70 pike renditej “me mire se Turqia, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, etj”

Po si qendron e verteta??

Se pari, studimi perfshin nje hapesire kohore prej 29 vitesh (1990 deri 2019) nga te cilat qeverisja e rilindjes ze vetem 24% te kohes pra me pak se nje e katerta.

Se dyti, sipas ketij studimi, Shqiperia “shkelqen” ne disa tregues si shkalla e vaksinimit te disa semundjeve infektive, ndjekja e trajtimi i disa semundjeve si Tuberkulozi, te cilat tradicionalisht qe nga koha e socializmit jane jane realizuar ne nivele shume te larta (mbi 98%) dhe fatkeqesisht ne vitet e fundit jane ne renie te ndjeshme.

Se treti, “shkelqimi” vazhdon edhe ne trajtimin e disa semundjeve si diabeti, semundjet diarrheike, kanceri, apendiciti, etj. Si ka mundesi qe Shqiperia shkelqen ketu kur ne database-et e OBSH mbijetesa nga kanceri ne Shqiperi eshte gati 2 here me e ulet se ajo ne vendet e zhvilluara?!

Se katerti, studimi i “Lancet” mbeshtetet ne te dhenat statistikore qe raporton Shqiperia, vertetesia e te cilave eshte teper e dyshimte. Te gjithe e njohim mire “kasapanen” rilindase mbi burimet njerezore ne Ministrine e Shendetesise (e materializuar deri ne shkrirjen e vete ministrise) dhe institucionet e tjera kombetare shendetesore duke zevendesuar specialistet e afte me militante partie. Per tu bindur shihni ne videon e KM se si Tuberkulozin e quajne Turbekulozi, pra realizuesi i videos eshte ndonje informaticien i kohes se Beqes ose kimiste e Manastirliut!!

Se pesti, se sa te sakta jane statistikat e Ministrise sone te shendetesise mjafton te shohesh ne website-in e saj ku te dhenat me te fresketa jane te viteve 2010 – 2011!!!(ndiq linkun: https://shendetesia.gov.al/dokumenta-statistikor-per.../)

Shendetesia eshte nje nga fushat ku qeverisja e rilindjes, me politikat e saja te mbrapshta (kujtoni PPP-te, koncesionet, atj.) ka bere demet e shkaterrimet me te renda te cilat nuk ka gjethe fiku, qofte kjo edhe me marken e “Lancet”, qe mund t’i fshehe.

Vetem nje program reformues e modern mund ta reformoje sistemin tone shendetesor sipas modeleve me te perparuara te kohes se sotme.