Organizata “Albanians for Trump” letër të hapur komunitetit Shqiptarë të votojnë kandidatin Trump

Organizata “Albanians for Trump” (“Shqiptarët për Trumpin”) kanë publikuar një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, përmes së cilës I bëjnë thirrje patriotëve të tyre të votojnë kandidatin për president Donald Trump.

Organizata ka theksuar faktin se çështja e Kosovës do të zgjidhet drejtë vetëm nën presidencën e Trump dhe më tej ka përmendur edhe marrëveshjen ekonomike të nënshkruar në Ëashington.

Në këtë letër, rivali i Trumpit dhe kandidati demokrat për president të ShBA-së, Joe Biden, akuzohet se nuk ka bërë asgjë gjatë kohës kur kishte shërbyer si nënpresident në mandatin e Barack Obamas.

“Vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale, kandidati Biden bëri një propozim të paqartë me shkrim për marrëdhëniet Kosovë – Serbi, por në tetë vjet, kur Bideni shërbente si nënpresident, nuk bëri asgjë pos që e la Kosovën të pambikëqyrur dhe tërësisht të harruar”, thuhet në këtë letër.

Për më tepër, Bideni në këtë letër akuzohet se i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s dhe i ka rivendosur raportet me Serbinë.