Aksident i frikshëm, autobusi merr para një ‘Range Rover’

Pasditen e së dielës, një aksident i frikshëm ka ndodhur në një kryqëzim në Burnley, Angli, ku një autobus është përplasur me një makinë.

Fatmirësisht aksidenti u mbyll vetëm me 3 persona të lënduar.

Pamjet e aksidentit u publikuan në internet, ku duket momenti kur autobusi përplaset me një “Range Rover”.

“Autobusi përfundoi në kopshtin tonë, duke rrëzuar murin mbrojtësi si dhe 3 pemë”, ka thënë një banor.