Nuk vendosi maskë, aktorja e njohur turke gjobitet me shumën e majme

Aktorja e njohur në Shqipëri si “Zejnepi” në serialin “Kuzey Guney”, është gjobitur dy herë, pasi është kapur pa maskë.

Merve Bolugur është vënë në qendër të diskutimeve në rrjete sociale, pasi është parë disa herë pa maskë në rrugë.

Mediat turke thotë se ajo është gjobitur me nga 900 lira turke dy herë.

Në një intervistë ajo është shprehur se: “Jam një person që mbaj distancë. Nuk e vendos maskën sepse kam lindur për të mbajtur distancën sociale”.