'Zbulohet' me cilën dorë i firmos Edi Rama miliardat e aferave

Besohet se Edi Rama prej kohësh nuk firmos më vendimet e qeverisë.

As ato të rëndat me fatura të mynxyrshme dhe që janë nën dyshim permanent për favorizim e klientelizëm.

Mjeshtri Bujar Kapexhiu e ka zbuluar sot për lexuesin e gazetës Mapo, se si i firmos kryemiministri aktet e tij.

Pikërisht përmes zv-kryeministrit Erjon Braçe. Kjo ja bën edhe më të lehtë shefit të rilindjes mosmbajtjen e përgjegjësive nesër, ku shumë prej aferave që ka denoncuar opozita besohet se do të shkojnë para drejtësisë.

Një prej të cilave është edhe ajo e inceneratorëve, ku në një ditë, kompanisë që i ka fituar këto kontrata, i janë vënë në dispozicion 17 vendime qeverie dhe urdhëra.

Gjetja e Kapexhiut po mbulon sot rrjetin social dhe po përhapet me shpejtësi./MAPO