Zv/ kryetari i PPE në Parlamentin Europian: Rama të respektojë mendimin e Venecias, ndryshe çdo vendim ….

Zëvendëskryetari i PPE në Parlamentin Europian Andrey Kovatchev, përmes një postimi në Twitter, ka mbështetur thirrjen e komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili i kërkoi në mënyrë eksplicite qeverisë shqiptare të presë rekomandimet e Komisionit të Venecias përpara se të kalojë në parlament ndryshimet në Kodin Zgjedhor të rikthyera nga presidenti Meta.

“Unë mbështes qëndrimin e Komisionerit Oliver Varhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias në çdo rast, pasi do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri. Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë”.- shkruan në Twitter Andrey Kovatchev.

Kujtojmë se një mbështetje të tillë mbi deklaratat e Varheleyi ka patur dhe nga ana e raportuesit në PE për Shqipërinë, eurodeputetit David Lega.