Ndahet nga jeta skenaristi amerikan

William Blinn, skenaristi prapa filmave televizivë jashtëzakonisht të njohur si “Brian’S Song”, “Roots”, si dhe filmit “Purple Rain” me protagonist Princin, ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare.

Vajza e tij, Anneliese Johnson njoftoi se babai i saj ka ndërruar jetë në mënyrë natyrale në shtëpinë e tij në Burbank, Kaliforni.

Blinn ka fituar një çmim ‘Emmy’ për “Brian’s Song”, duke u cilësuar si një nga filmat më të shikuar të asaj kohe.

Blinn ishte modest për arritjet dhe vlerësimet që mori, sipas vajzës së tij, me një jetë të lumtur që ai i dha edhe familjes së tij.

Ai vazhdoi krijimin dhe prodhimin e shfaqjeve televizive mes tyre; “Starsky & Hutch”, “Rookies” dhe “Pensacola: Wings of Gold”, në një karrierë që zgjati pesë dekada.

Së bashku me Albert Magnoli, William shkruajtën “Purple Rain” në vitin 1984.

Skenaristi i mirënjohur përveç vajzës ka lënë pas vetes edhe një djalë të quajtur, Chris.