Bardhi: Pse Rama ka frikë nga ekspertiza e Venecias dhe zgjedhjeve sipas standardeve europiane

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pas refuzimit që Edi Rama i bëri Komisionit Venecias për të pritur përgjigjen e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Bardhi shkruan se Rama duhet të shpjegojë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe pse I trembet zgjedhjeve demokratike.

'Edi Rama duhet të shpjegojë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe pse i trembet zgjedhjeve demokratike sipas standarteve europiane.

Shqiptarët nuk i kanë borxh Edi Ramës pengmarrjen e Shqipërisë.

Refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë.

Asnjë Kryeministër më parë nuk ka vënë në rrezik integrimin europian të Shqipërisë dhe nuk ka sfiduar hapur Bashkimin Europian për llogaritë e tij politike të ditës.', shkruan numri 2 i PD-së, Gazment Bardhi.