Reperja e njohur konfirmon ndarjen nga partneri dhe na prezanton për herë të parë djalin e saj

Katër muaj më parë, reperja e njohur Iggy Azalea u bë nënë për herë të parë me një djalë, të quajtur Onyx.

Në një foto të publikuar një ditë më parë në Instagram, Iggy shihet teksa mban në krah djalin e saj, ndërsa pozon me një fustan të zi.

Ndërkohë, 30 vjeçarja njoftoi në fundjavë se është ndarë nga partneri i saj, Playboi Carti. Në postimet e saj në Instastory, ajo tregonte se do ta rriste e vetme djalin dhe se nuk ishte më në një lidhje.

"Ju keni humbur një të vërtetë. Njerëzit e marrin besnikërinë si të mirëqenë dhe kjo është arsyeja pse unë preferoj të jem vetëm."

Ajo më vonë sqaroi mesazhet e saj të mëparshme, duke shkruar, "Ajo që unë doja të thoja natën e kaluar ishte se unë jam duke rritur djalin tim vetëm dhe nuk jam në një lidhje".

Nuk dihet ende arsyeja e ndarjes, por reperja duket super në formë. /K.H/Syri.net/