Humbi betejën me kancerin/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta në moshën 44-vjeçare, aktori i njohur Shkëlzen Rraci .

Ai fatkeqësisht nuk ia doli dot në betejën me kancerin.

Këtë lajm e bëri të ditur miku e tij, aktori Xhelal Haliti, i cili ndau një kujtim me të ndjerin në Facebook.

Kujtojmë se aktori Shkëlzen Rraci u bë i njohur për publikun në serialin ‘Cimerat’.