Vdekja e qytetarit në dyert e spitalit, Hasa: Kush nuk i përket partisë, s’ka vend në spitale

Për rastin e shtetasit Lutfi Çekirit, 53-vjeç që humbi jetën pas përplasjes në dyert e spitalit covid pa gjetur ndihmë reagon edhe demokrati Endri Hasa.

Sipas Hasës, spitalet janë kthyer në spitalet e partisë dhe njerëzit po i lënë të vdesin në mjerim.

‘Mbas 25 prillit Partia Demokratike do punojë që taksat e Shqiptarëve të përdoren për të zgjidhur hallet e njerëzve dhe jo për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe oligarkëve’,- tha Hasa.

Reagimi i plotë i Endri Hasës:

Spitalet e Rilindjes janë kthyer në spitale të partisë!

Prandaj njerëzit vdesin rrugëve.

Për Lytfi Çekiri që nuk përkiste partisë nuk gjend një vend në spitale!

Rilindja erdhi duke premtuar shëndetësi falas por po ikën duke lënë pas vdekje dhe mjerim!

Mbas 25 prillit Partia Demokratike do punojë që taksat e Shqiptarëve të përdoren për të zgjidhur hallet e njerëzve dhe jo për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe oligarkeve.