BE i kërkoi të presë 'Venecian', Rama pas 2 ditësh mbyll në parlament Kodin ...

Duket se, Edi Rama, nuk ka asnjë dilemë në planin e tij për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ai ka vendosur që të ecë përpara me Kodin e ri Zgjedhor, edhe pse ka prishur marrëveshjen e “5 Qershorit” dhe po injoron BE-në dhe Komisionin e Venecias.

Vetëm pak pas kërkesës së prerë të Komisionerit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, mazhoranca ka vendosur që të mos presë mendimin e Komisionit të Venecias për miratimin në Kuvend të Kodit Zgjedhor, siç ju kërkua publikisht nga komisionieri i BE.

Sipas ABC News votimi është future me urgjencë në rend dite në Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili do të mblidhet ditën e nesërme në orën 12:00.

Më pas këto ndryshime pritet të kalojnë në seancën e ditës së enjte në Kuvendin e Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta ktheu pak ditë më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara pa konsesusin e opozitës jashtëparlamentare, ndërkohë që ditën e sotme ai njoftoi se me kërkesën e këtyre forcave politike kishte kërkuar opinion nga Venecia. I menjëhershëm qe reagimi i Varhelyit i cili i bëri apel palëve politike që të presin Komisionin e Venecias për votimin në Kuvend.

Por nuk ishte i këtij qëndrimi kreu i qeverisë Edi Rama, i cili tha se Meta rrëzohet dhe miratohet nga Kuvendi, duke theksuar se nuk do të pritet Venecia, pasi votimi është çështje urgjente për t’i prirë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.