Dua Lipa po sjell këngën e re në bashkëpunim me këngëtaren belge

Dua Lipa është emri më i lakuar i momentit në industrinë muzikore dhe sukseset e saj nuk kanë fund.

Ajo së fundmi ka paraljmëruar një projekt të ri, që do të vijë shumë shpejt.

‘Fever’ do të titullohet kënga e cila do të vijë pas dissa ditësh, në bashkëpunim me këngëtaren nga Belgjika, Angele.

Dua njoftoi për këngën e re përmes një postimi të ndarë me fansat në rrjetin social, Tëitter.

“Fever në bashkëpunim me Angele. Të premten, 30 tetor”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë një tjetër bashkëpunim i Dua Lipës po vjen.

Ajo ka paralajmëruar një bashkëpunim me yllin e muzikës Miley Cyrus.

Kujtojmë që një javë më parë, Dua deklaroi anullimin e turneut të saj në Europë, si pasojë e situatës pandemike.