Cili është dallimi ndërmjet bombës atomike dhe asaj të hidrogjenit?

Kemi dëgjuar për bombat më shkatërruese të prodhuara nga njeriu, bombat atomike dhe ato të hidrogjenit, me potencial tmerrësisht shkatërrues, por ku saktësisht qëndron dallimi ndërmjet tyre?

Bombat e hidrogjenit janë të ndryshme nga ato atomike si p.sh. bombat atomike të hedhura në Japoni nga SHBA-të afër fundit të luftës së dytë botërore, përgjegjëse për vrasjen e 200 000 personave.

Por ku saktësisht qëndron dallimi?

Shpërthimi i bombës së hidrogjenit është krejtësisht i ndryshëm prej asaj atomike. Sipas ekspertëve bërthamorë, një shpërthim i tillë mund të jetë deri në 1 000 herë më i fuqishëm.

Korea Veriore ka testuar predha atomike përgjatë viteve 2006, 2009 dhe 2013. Shpërthimi i tyre është kryer me fision – ndarje të atomeve në pjesë më të vogël. Format e “rënda” të elementeve radioaktive si plutoniumi dhe uraniumi janë veçanërisht të afta për të kryer këtë proces.

Çdo fision shkakton lirimin e një sasie të madhe të energjisë. Procesi është i njejtë në rastet e termocentrale bërthamore.

Sidoqoftë nëse atomet goditen ndërmjet vete, ato mund të sinkronizohen në atë mënyrë që pason një proces vargor i fisioneve që ka për rrjedhoi lirimin e energjisë me përmasa shkatërruese, gjë që ndodh në rastin e bombave atomike.

Më poshtë po japim skemën e marrë nga Reuters, në të cilën paraqiten dy modele të ndryshme të bombave atomike. Qëllimi i të dyjave është të detonoi eksploziv tradicional (me ngjyrë kafe të çelët në figurë) në mënyrë që të nxis fusionin në materiale si plutoniumi-239 (me ngjyrë të gjelbër në figurë) dhe uraniumi-235 (me ngjyrë të verdhë në figurë), në një masë kritike.

Aparatura në të majtë është e ngjajshme me bombën “Fat Man” të lëshuar mbi Nagassaki, ndërkohë ajo në të djathtë është e ngjajshme me bombën “Little Boy” të hedhur mbi Hiroshima.

Në bombat e hidrogjenit ndodh diçka edhe më ekstreme.

Ato bazohen në kombinimin e dy apo më shumë atomeve të hidrogjenit në procesin e njohur si fusion, proces në të cilën bazohet energjia (që manifesohet me nxehtësi dhe ndriçim) e yjeve.

Më poshtë po japim skemëm e një bombe atomike krahas asaj të hidrogjenit. Një formë e veçant, më e rëndë (një neutron më tepër se hidrogjeni i zakonshëm) e hidrogjenit e njohur si deuterium (ngjyra e gjelbër në figurë), është çelësi i të dy bombave të paraqitura në këtë skemë. Ai shkakton fisionin e më shumë atome, duke siguruar energji më të madhe.

Në mënyrë që të kryhet fuzioni, fillimisht duhet një sasi e madhe e energjisë – gjë që sigurohet me anë të një bombe të fisionit. Kështu, bombat e hidrogjenit përbëhen në fakt nga dy bomba: një bombë e fisionit dhe tjetra e fuzionit.

Në brendi të një bombe të hidrogjenit, bomba në anën e mjajtë të skemës së mësipërme liron sasi të mëdha të rrezatimit X duke nxitur procesin e fuzionit.