Basha: Rama iu ka rezervuar 12 shokëve të tij, 1/10 e të gjithë Prodhimit Bruto të Shqipërisë!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka theksuar me forcë se kreu i qeverisë Edi Rama e ka vendosur t’i shkojë deri në fund dhe të takohet me fundin e tij politik.

Basha prezantoi me shifra, faktin që 1/10 e shpenzimeve bruto të Shqipërisë po I shkojnë 1-12 oligarkëve, shokë të kryeministrit.

“Nuk ka vend në Europë të shpenzojë si Rama për 10-12 shokët e tij, oligarkët e koncensioneve. Atyre dhe vetëm atyre nga paratë e taksave iu ka rezervuar,  1/10 e të gjithë prodhimit bruto të Shqipërisë, - tha Basha. -  Kjo tregon se pse vazhdon propaganda, se pse Rama është i vendosur t’i shkojë deri në fund dhe takohet me fundit e tij politik”.