Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s'merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s'pret asnjë ditë jashtë procedurave.

— Edi Rama (@ediramaal) October 26, 2020

 

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/October/26/auto_rama_oliver_ok1603718701.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Rama i përgjigjet Komisionerit të Zgjerimit: Ne do e miratojmë Kodin siç e duam

Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi për Kodin Zgjedhor.

Komisioneri kërkoi nga Rama dhe mazhoranca e tij që të presin përgjigjen e Komisionit të Venecias për Kodin, por kreu i mazhorancës nuk mendon kështu.

Rama në përgjigjen e tij shkruan në Twitter se mazhoranca e tij do ta miratojnë Kodin pa ndryshime, ashtu siç edhe ka bërë në 30 korrik.

‘Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!

Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s'merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!

Opinioni i Venezias mirë se të vijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s'pret asnjë ditë jashtë procedurave’, shkruan Rama.