", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/October/26/auto_oliver_rama1603716355.jpeg", "width": 900, "height": 600 } }

Komisioneri i Zgjerimit 'zmbraps' Ramën: Prisni Venecian për Kodin Zgjedhor

Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi ka zmbrapsur Edi Ramën, në lidhje me Kodin Zgjedhor.

Me një status në Twitter, Varhelyi shkruan se Rama dhe mazhoranca e tij duhet të presin Komisionin e Venecias, ku presidenti ka dërguar ndryshimet e 30 korrikut në Kodin Zgjedhor të miratuar në mënyrë të njëanshme nga Rama.

‘Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Kam besim se Komisioni i Venecias do t’i këshillojë së shpejti palët shqiptare për implementimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut.

Parlamenti duhet të marrë në konsideratë të presë për votimin për të llogaritur edhe këtë këshillë. Pres me padurim zgjedhje të lira e të ndershme në prill 2021’, shkruan Komisioneri i Zgjerimit në Twitter.