Rovena Dilo i bashkohet Veliajt: Erioni nuk ngopet ...

Këngëtarja e njohur Rovena Dilo është shfaqur në krah të Erion Veliaj në asamblenë socialiste të PS për Zall-Herrin. Teksa e konsideroi Erionin një mik të mirë, Rovena Dilo u shpreh se ai është njeriu që fjalët i kthen ne vepra.

‘E falënderoj shumë, por jo vetëm në emrin tim, por në emrin e një mori artistësh.

Më besoni dhe unë i uroj një rrugë të gjatë në politikë Erionit, sepse politika shqiptare ka nevojë për elementë si Erioni, për njerëz që bëjnë, dhe vetëm nuk ngopen duke bërë e duke punuar’, tha Rovena Dilo.

Sipas këngëtares ‘Erion Veliaj, është ai njeri që të zgjat dorën, të jep shpatullën të mbështetesh dhe gjithmonë është aty, jo vetëm me fjalën e mirë, por këtë fjalë ai e bën vepër.

Unë mendoj që partia ime si artiste e këngës është, Shqipëria. Por unë mendoj që edhe Erion Veliaj të parën ka këtë parti, pra Shqipëria.

Diva e muzikës së lehtë shqiptare vlerësoi kryebashkiakun Veliaj për atë që ai ka bërë për artin, ndërsa theksoi se politika shqiptare ka nevojë për elementë si Erioni të cilët nuk pushojnë së punuari.