Teksa shëtit me biçikletë, Jennifer Lopez ju bën thirrje të gjithëve të votojnë

Dhe pse tashmë në moshën 51-vjeçare, Jennifer Lopez vazhdon të tregojë vite më pak me pamjen e saj.

Aktorja dhe këngëtarja me famë botërore, duket se po punon shumë me veten dhe po kujdeset shumë për të qenë në formë.

Së fundmi Jennifer Lopez është parë duke shëtitur në Santa Monica me binjakët e saj Emme dhe Max.

Ajo çfarë tërhoqi vëmenjen e ndjekësve ishte çanta e saj, ku lexonte ‘Votoni’.

“Votimi është në modë”, ka shkruar Jennifer ne Twitter, krah fotove ku shfaqej duke shëtitur me biçikletë .