Franca thirrje botës arabe/ Duhet ti jepni fund bojkotit të mallrave tonë

Franca u ka kërkuar ti japin fund bojkotit të mallrave të saj nga vendet e Lindjes së Mesme pas qëndrimeve që Macron kishte mbajtur për Islamin.

Ministria e Jashtme tha se thirrjet për bojkot po bëhën nga një pakicë radikale dhe janë të pa bazuara.

Produktet franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordan dhe Katar.

Ndërkohë, protestat janë parë në Libi, Siri dhe Rripin e Gazës.                             

Reagimi vjen nga komentet e bëra nga Z. Macron pas vrasjes së tmerrshme të një mësuesi frëngjisht i cili tregoi karikaturat e Profetit Muhamed në klasë.

Paraqitjet e Profetit Muhamed konsiderohen gjerësisht si tabu në Islam dhe cilësohet fyese për myslimanët.

Por sekularizmi shtetëror - ose lacité - është thelbësore për identitetin kombëtar të Francës. Frenimi i lirisë së shprehjes për të mbrojtur ndjenjat e një komuniteti të veçantë, thotë shteti, minon unitetin.

Disa rafte të supermarketeve ishin zhveshur nga produktet franceze në Jordan, Katar dhe Kuvajt deri të dielën. Për shembull, aksesorët që përdoren për flokët dhe zbukurimin e fytyrës të prodhuara në Francë, nuk ishin në artikuj për tu shitur.

Ndërsa reagim ka pasur edhe në Arabinë Saudite ku shumë thirrje në internet ka pasur për tu distancuar nga retorika e presidentit Macron.