Vajza vëmendje/ Ja disa truke që ju tregojnë disa kilogramë më pak

Jo të gjithë e kanë fatin të ndjehen të sigurt dhe të kënaqur me trupin dhe format e tyre.

Disa nga ne, e kanë më të vështirë daljen nga shtëpia, pikërisht për këtë fakt, duke vonuar në zgjedhjen e veshjes për gjatë ditës.

Ekspertët ju ndihmojnë më disa këshilla, se si të dukeni disa kilogramë më pak.

1.Vishni të brendshmet e duhura
Shumë shpesh, gratë mbajnë të brendshme që e bëjnë gjoksin e tyre të duket shumë i  ulët, duke i bërë ato të duken më të moshuara dhe me bel të shkurtër. 

Investoni në rroba intime të mira. Veshjet e brendshme janë jashtëzakonisht të rëndësishme për pamjen tuaj.

2. Përdorni ngjyrën në mënyrë strategjike

Vishni ngjyra të ndritshme në pjesët ku ndiheni mirë dhe ngjyra të errëta në zonat problematike.

Kjo ju lejon të tregoni më të mirën tuaj ndërsa kamufloni pjesët të cilat ju ulin sigurinë.

3. Mos u shtrëngoni në rroba shumë të ngushta
Përpjekja për t'u futur në rroba shumë të vogla mund të bëjë që  të dukeni më të shëndoshë.

4. Provoni një stil të ri xhinsesh
Për të holluar ijet, provoni pantallonat me prerje të gjerë. 

Në vend që të jenë të ngushtë në kyçet e këmbëve, këto pantallona shpërthejnë pak nga gjuri, duke ju bërë të dukeni më të ekuilibruar dhe më të hollë në ije.

5. Shtoni aksesorët

Është e vështirë të përqendrohesh në ndonjë problem me figurën, kur një grua mban vathë të pazakontë, të varur. 

Vendosni disa aksesorë tërheqëse për syrin,  — shaje, çanta dore, këpucë. 

Stilistët rekomandojnë dhe gjerdanët, të shoqëruar me një këmishë ose një triko me qafë V .

 

Burimi: Prevention