Ndërron jetë papritur nënkryetari i Bundestagut gjerman

Politikani i SPD dhe Nënkryetari i Bundestagut, Thomas Oppermann ka ndërruar jetë në një spital në Gjermani para disa orësh.

Mesohet se 66-vjeçari është ndjerë keq gjatë përgatitjeve për të dalë në emisionin e  ZDF "Berlin direkt"

Menjëherë ai është dërguar në Spitalin Universitar Göttingen ku ndërroj jetë ditën e sotme , por akoma nuk është bërë publike shkaku I vdekjes

Ai kishte njoftuar kohët e fundit se nuk dëshironte të kandidonte në Bundestag, pas 30 vitesh në krye të Social Demokratëve.

Gjithashtu ka qenë udhëheqës i grupit parlamentar nga 2013 në 2017. Para katër ditësh, Oppermann kishte qenë në Romë për të takuar disa politikanë italianë.