Bjellorusi: Fundjava e 11-të radhazi me protesta masive

Rreth 100,000 protestues pro-demokracisë marshuan nëpër Minsk në fundjavën e 11-të me radhë, që nga zgjedhjet e manipuluara të gushtit, duke shkaktuar sulme policore me granata trullosëse dhe top uji dhe qindra arrestime.

Kryetarja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, bëri thirrje për një grevë mbarëkombëtare të hënën.

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko i tha Sekretarit të shtetit Mike Pompeo të shtunën se Bjellorusia dhe Rusia do të zmbrapsin kërcënimet e jashtme, duke lënë të nënkuptohej se lëvizja po orkestrohej nga jashtë.