Kryeqyteti i BE-së ndalon festimet e Halloween për shkak të koronës

Autoritetet në Bruksel kanë ndaluar festimet e lidhura me Halloween, zgjatën një shtetrrethim dhe kufizuan takimet publike deri në katër persona në masat e reja anti-koronavirus të miratuara të shtunën e që hynë në fuqi të hënën.

"Sigurisht, nuk do të ketë shkuarje derë më derë, as procesione në Halloëeen - e gjithë kjo, qartë është e ndaluar," tha Kryeministri i rajonit të Brukselit, Rudi Vervoort.

Spanja, gjithashtu këtë fundjavë, vendosi një shtetrrethim mbarëkombëtar për të ndihmuar në frenimin e infektimit.