Klea Huta ka një kërkesë për vogëlushin Krid

Para pak muajsh, prezantuesja e njohur shqiptare Klea Huta dhe Elgid Doda u bënë prindër për herë të parë.

Çifti solli në jetë vogëlushin Krid.

Klea shpesh ndan foto me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, ku tregon se si po i shkon mëmësia.

Së fundmi, moderatorja publikoi një detaj nga portreti i vogëlushit Krid, qerpikët.

‘Jepja mamit qerpikët’ shkroi Klea, në foton ku duken qartë qerpikët e gjatë të Krid.