Udhëtarët klandestinë kërcënojnë ekuipazhin e anijes, ndërhyn ushtria britanike dhe merr kontrollin

Ushtria britanike ka arrestuar të dielën në mbrëmje shtatë të dyshuar dhe "ka marrë nën kontroll" mbi një anije cisternë në jug të Anglisë, ekuipazhi i së cilës u kërcënua nga pasagjerë të paligjshëm në bord, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Ndërhyrja ushtarake i dha fund krizës që filloi rreth dhjetë orë më parë pranë Ishullit të Ëight.

"Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme, me kërkesë të policisë, autorizuan forcat e armatosura të hipnin në anijen në La Manch për të mbrojtur jetët dhe anijen e dyshuar të rrëmbyer," tha ministria e mbrojtjes në Tëitter.

"Forcat e armatosura morën kontrollin e anijes dhe arrestuan shtatë persona," tha i njëjti burim, duke shtuar se ekuipazhi ishte "shëndosh e mirë" sipas informacionit të parë. "Hetimi i policisë po vazhdon," njoftoi ministria në Tëitter.

Policia e Hampshire tha se policia të dielën në mëngjes mori një raport për një situate shqetësuese të ekuipazhit në cisternën Nave Andromeda, që ishte gjashtë milje detare nga Isle of Ëight, në jug të Anglisë.

Policia u informua se pasagjerët e paligjshëm në anije "kërcënuan verbalisht" ekuipazhin. Sipas të njëjtit burim nuk ka informacion për të plagosur.

Ministri i mbrojtjes Ben Ëallacee në një mesazh në Tëitter vlerësoi guximin e pjesëmarrësve në ndërhyrje. "Njerëzit janë të sigurt sonte falë punës së tyre të palodhur", tha ai.

Ministri i brendshëm Priti Patel vlerësoi "veprimin e shpejtë dhe vendimtar të policisë dhe forcave tona të armatosura të cilët kanë marrë kontrollin e situatës duke siguruar sigurinë e të gjithëve në bord".

Firma ligjore Tatham & Co, e cila përfaqëson pronarët e anijes, i tha BBC se nuk është fjala për përpjekje rrëmbimi, si shkruanin disa media.

BBC deklaron, duke cituar një burim të afërt me kompaninë e transportit, se pasagjerët e paligjshëm, prania e të cilëve në anije u zbulua pas një kohe, u bënë të dhunshëm ndaj ekuipazhit që u mbyll në "kështjellë", dhomën e anijes me një derë sigurie.

Garda Bregdetare, e cila mobilizoi dy helikopterë, po ndihmon policinë, tha një zëdhënëse.

Radio lokale Isle of Ëight fillimisht përmendi mundësinë e rrëmbimit të një cisterne të gjatë 228 metra që fluturonte me flamurin Liberian që mbante 42,000 tonë naftë të papërpunuar.

Rrjeti Sky Neës raportoi se anija, e cila u nis nga Nigeria në fillim të tetorit, duhej të mbërrinte në Southampton të dielën në mëngjes.