Rashica në stol, ky është rezultati i Werder Bremen kundër Hoffenheim

Werder Bremeni nuk ia doli të merrte maksimumin e pikëve ndaj Hoffenheimit, edhe pse shënoi i pari në sfidën e zhvilluar në “Weserstadion”.

Ekipi i drejtuar nga Kohlfeldt, i cili preferoi ta mbante Rashicën në stol, e gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 5-të me Eggestein, por miqtë u kundërpërgjigjën shumë shpejt me Geiger në minutën e 22-të.

Pas këtij momenti të dyja skuadrat menduan më shumë për të mos pësuar e për rrjedhojë rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.