Khabib shpërblehet dy herë më shumë se fitorja me McGregor. Shifra marramendëse

Kampioni i botës në UFC, Khabib Nurmagomedov, do të përfitojë më shumë se 6 milionë dollarë pas triumfit të 29-të në karrierë ndaj amerikanit Xhastin Gathje në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Vetëm për duelin me Gathje, sportisti nga Dagestani përfiton 6 milionë dollarë neto, ndërsa automatikisht siguron dhe 90 mijë dollarë të tjerë.

Megjithatë, arka e Nurmagomedovit do të plotësohet edhe nga fitimit e transmetimit të duelit “pay-per-view”.

Kujtojmë që për fitoren ndaj Conor McGregor, Nurmagomedov përfitoi neto 3 milionë dollarë.

Pas 29 fitoreve radhazi në karrierë pas asnjë humbje në UFC, Khabib Nurmagomedov i dha fund karrierës.