Shtohen rastet me Covid në arsim/ Të infektuar mësues e edukatore në Elbasan

Nga raportimet e ditës së sptme, mes personave të infektuar me Covid në qytetin e Elbasanit një është mësues në shkollën e mesme “Mahir Domi”.

Sipas burimeve për mediat, në këtë gjimnaz janë karantinuar disa mësues.

Ndërkohë në Peqin kanë rezultuar pozitiv me Covid edhe 8 anëtarë të Kopshtit, mes të cilëve 4 edukatore dhe staf. Ky kopsht u mbyll disa ditë më parë.

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë në përditësimin e fundit të rasteve tha se në Elbasan janë regjistruar 7 raste të reja me Covid./ Panorama/