Revista TIME zëvendëson logon me 'VOTE' për herë të parë në historinë e saj 100-vjeçare

Për herë të parë në historinë e saj gati 100-vjeçare, revista TIME zëvendësoi logon e saj në kopertinën e numrit të dyfishtë të 2 nëntorit me - 'VOTA'.

Duke u bërë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në atë që po perceptohet si një nga zgjedhjet presidenciale më përçarëse dhe vendimtare në historinë moderne, kryeredaktori dhe CEO i Time Edward Felsenthal në një shënim për lexuesit tha:

"Ne jemi në një gjeneratë mundësish për të ndryshuar mendjen dhe të ardhmen tonë, në këtë moment të vështirë".

"Për të shënuar këtë moment historik, ne për herë të parë në historinë tonë, gati 100-vjeçare kemi zëvendësuar logon tonë në kopertinën e botimit në SHBA me dëshirën që të gjithë të ushtrojmë të drejtën e votës ”, shpjegon Felsenthal.