Cale kryen me sukses operacionin, lajmin e jep klubi i Tiranës

Lajme të mira nga klubi i Tiranës. Përmes një postimi në faqen zyrtare bardheblutë bënë të ditur se futbollisti, Elton Cale ka kaluar me sukses operacionin në shpatull.

Nuk bëhet e ditur kohëzgjatja e mungesës, por sipas informacioneve mesfushori brazilian do të mungojë deri në muajin shkurt.

Një mungesë e rëndësishme për klubin e Tiranës, pasi braziliani ishte një nga lojtarët kryesorë të formacionit bardheblu, ku në sezonin e fundit tregoi paraqitje të shkëlqyera.