Tronditet futbolli italian, te klubi i mbrojtësit shqiptar ka 27 raste me COVID-19

Reggina dhe e gjithë Serie-B ka marrë një lajm tronditës ditën e sotme.

Pas testimeve të kryera për Covid-19 te Reggina kanë rezultuar pozitiv 11 anëtarë, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 27-të, duke përfshirë këtu futbollistët dhe stafin teknik.

Kujtojmë që pjesë e këtij klubi është edhe Arlind Ajeti, i cili është bashkuar me skuadrën në këtë merkato. Aktualisht, klubi i Regginas nuk i ka bërë të ditur emrat e personave të prekur dhe ndoshta mes të prekurve nga COVID-19 mund të jetë edhe futbollisti shqiptar.