Vritet në Afganistan numri dy i Al-Kaedës, Abu Muhsin Al-Masri

Në një operacion në Afganistan është vrarë, Abu Muhsin Al-Masri, një nga udhëheqësit e organizatës terroriste Al-Kaeda.

Drejtoria Kombëtare e Sigurisë së Afganistanit njoftoi se forcat e sigurisë zhvilluan një operacion kundër organizatës terroriste Al-Kaeda në provincën Ghazni.

Al-Masri, një shtetas egjiptian, ishte në "listën e terroristëve më të kërkuar" të FBI. Ai u akuzua në Shtetet e Bashkuara për komplot për të vrarë shtetas amerikanë dhe për të siguruar burime për një organizatë të huaj terroriste.

"Në operacion është vrarë Abu Muhsin Al-Masri, një nga udhëheqësit e Al-Kaedës", thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se personi në fjalë ka qenë "numri dy i rrjetit të ashtuquajtur Gadishulli indian i organizatës".