Bashkë me Fjollën në arrest shtëpie në Kukës, tani edhe qenushja Bella

Këngëtarja Fjolla Morina, pranoi publikisht vetëm pak ditë më parë lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla.

Edhe pse prej kohësh në arrest shtëpie në qytetin e Kukësit, Fjolla ndan shpesh momente nga kjo periudhë e jetës së saj me ndjekësit.

Së fundmi, këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram, ndau një video ku dukej një qenushe e bardhë.

‘Jena shtu’ shkruan Fjolla anash videos , duke mos harruar të përmendë në video dhe partnerin e aj, Fisnik Syla.  

Kujtojmë, se Fjolla po vuan dënimin ‘arrest shtëpie’, pasi para një muaji, gjatë kontrollit në doganën e Morinës, iu zbuluan dy armë që kishte me vete, teksa po tentonte që të futej në Shqipëri me një makinë tip ‘Audi’.