Koeman shpërthen pas humbjes me Realin: Ja fajtori...

Barcelona ka humbur në “El Clasicon” e parë për këtë sezon.

Kjo ka qenë analiza në përfundim të ndeshje nga trajneri i katalanasve Ronald Koeman:

“Mund të jemi të kënaqur me lojën e bërë, kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Në fund kemi rrezikuar sepse po humbnim: nuk më intereson të humbas dy me një ose tre më një, ishim në disavantazh”.

Holandezi ka shprehur edhe mendimin e tij në lidhje me penalltinë që i është dhënë Real-it:

“Për mua nuk është. Dhe e kam pyetur arbitrin që të më shpjegonte një herë e përgjithmonë si funksionon VAR-i këtu në Spanjë. Pse përdoret vetëm kundër nesh?”.