FOTO/ Aktorja e njohur ndahet nga i dashuri 24 vite më i ri

Aktorja britanike Kate Beckinsale raportohet të jetë ndarë nga partneri i saj 24 vite më i ri, Goody Grace.

Ylli i “The pearl Harbour” nisi lidhje me këngëtarin 23 vjeçar në janar dhe jetuar së bashku gjatë karantinës në shtëpinë e aktores, në Los Angeles.

Por pas 6 muajsh bashkëjetesë, ajo nuk e ndjek më në Instagram Goody-n, ndërsa mësohet se ai rikthyer në shtëpinë e tij në Kanada.

Gjithashtu, 47 vjeçarja ka zhdukur çdo foto të publikuar gjatë ditëlindjes së tij në qershor.

Aktorja ka një vajzë 21 vjeçare me ish-burrin Michael Sheen.

Në fillim të muajit tetor, ajo zbuloi se kishte humbur bebushin e saj në javën e 20-të, duke e vuajtur në fshehtësi këtë dhimbje të madhe.

Rrëfimi i saj erdhi pas fotove të dhimbshme të abortit të modeles Chrissy Teigen./K.H/Syri.net/