VIDEO/ Dëmtimi i frikshëm i talentit të Bayernit, shikoni si përdredh këmbën...

Bayern Munich ka fituar me rezultatin 5-0, në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt në Bundesliga.

Në minutat e para të ndeshjes ishte talenti bavarez Alphonso Davies i cili shkaktoi panik me dëmtimin e tij të rëndë në “Allianz Arena”.

Kanadezit i ikën keq këmba e djathtë dhe nga pamjet, duket një dëmtim me të vërtetë i rëndë. Për këtë arsye, futbollisti e kishte të pamundur të vazhdonte më tej ndeshjen, duke i lënë vendin Lukas Hernandez.