Barcelona e Messit humb në ‘El Clasico’, ja futbollisti më i mirë dhe dështaku...

Real Madrid ka triumfuar në “El Clasico” duke mposhtur 3-1 Barcelonën.

Golat e Valverde, Sergio Ramos e Luka Modric ishin ata që gjunjëzuan skuadrën katalanase të drejtuar nga holandezi, Ronald Koeman.

Golin e vetëm për Barcelonën e realizoi talenti Ansu Fati, i cili shënoi pas asistimit të Jordi Alba. Paraqitje të mirë patën dy portierët Neto dhe Courtois, të cilët bënë disa pritje spektakolare.

Ramos u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes duke marrë notën (8.4), kurse dështaku u zgjodh mbrojtësi i Barcelonës, Lenglet me notën (5.7)

Ja notat e futbollistëve të publikuar nga “WhoScored”: