Barcelona – Real Madrid, formacionet zyrtare të 'El Clasicos'
Në orën 16:00, në stadiumin “Camp Nou”, luhet “El Clasico” e Spanjës midis Barcelonës dhe Real Madrid, e vlefshme për javën e 7-të në La Liga.
Dueli i 244-të mes dy rivalëve premton të jetë shumë interesant. Reali dhe Barcelona nuk e kanë nisur mirë sezonin dhe “El Clasico” mund të jetë një shans i mirë për të kthyer faqe.
Trajneri i katalanasve, Ronaldo Koeman nuk do të ketë në dispozicion për këtë sfidë, Marc-Andre ter Stegen dhe Samuel Umtiti për shkak të dëmtimi, ndër Jordi Alba është rikuperuar dhe do të jetë në fushë nga minuta e parë.
Ndërsa nga ana tjetër, tekniku Zinedine Zidane do të ketë në dispozicion në këtë përballje kapitenin, Sergio Ramos, i cili mungonte për shkak të një dëmtimi.
Formacionet zyrtare:
Barcelona: Neto - Dest, Piqué, Lenglet, Alba - Busquets, De Jong - Pedri, Coutinho, Fati - Messi
Real Madrid: Courtois - Nacho, Varane, Ramos, Mendy - Valverde, Casemiro, Kroos - Asensio, Benzema, Vinicius Jr.