VIDEO/ Jurgen Goxha shënon golin e parë me fanellën e Gabalës në Azerbajxhan

Pas sezonit pozitiv me Bylisin në Kategorinë Superiore, futbollisti 27-vjeçar, Jurgen Goxha, bëri një tjetër hap pozitiv në karrierën e tij, duke u transferuar në kampionatin azerbajxhanas te ekipi i Gabalës, ku aktivizohet edhe ish-sulmuesi i Laçit dhe Skënderbeut, Xhejms Adenij.

Mbrojtësi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Sabil, të vlefshme për javën e 7-të të kampionatit. Pas një aksioni të bukur në  minutën e 4-t, Goxha ka goditur saktë me të majtën në hyrje të zonës, duke përshëndetur rrjetën. Ky ishte goli i parë në kampionat për shqiptarin, i cili aktivizohet si titullar.