Grabitës me maska i hyjnë në shtëpi Luca Tonit, brenda ishin edhe fëmijët e ish sulmuesit

Mbrëmjen e të enjtes në Montale, në zonën e Modenas vila e Luca Tonit, ish-futbollistit të Bayern Munich dhe Juventus, është grabitur.  

Katër persona, me fytyrat e mbuluara, të armatosur me pistoleta, hynë në shtëpinë e ish-kampionit të Botës me Italinë në vitin 2006 dhe duke i kërcënuar ata, i detyruan t’i jepnin gjërat me vlerë. Përveç panikut, Toni dhe fëmijët e tij nuk kanë pësuar asgjë, ndërsa policia po heton dhe vëzhgon kamerat e sigurisë për të rënë në gjurmën e grabitësve.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe vetë Luca Toni përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregon dhe ngjarjen. Toni shprehet se për fat të mirë, përveç traumës ata nuk kanë pësuar gjë. Ai gjithashtu shprehet se dëmi material ka qenë vetëm në atë të kujtimeve që kishin për ta dhe jo me ndonjë vlerë monetare të madhe.