Bëri foto n*do në monumentin e mbytjes së anijes ‘Heraklion’, veprimi i modeles shkakton zemërim në rrjete sociale

Ata vendosën të bënin foto nudo në monumentin e mbytjes së anijes “Heraklion” në portin e vjetër të Chania, të premten pasdite.

Siç mund ta shihni në fotot e publikuara nga mediat greke modelja pozon e lumtur në lentet e fotografit në një monument me një histori të gjatë, i cili u krijua në kujtim të njerëzve që humbën jetën në anijen e mbytur “Heraklion” ‘, më 8 dhjetor 1966.

Bashkia e Chania, Rojet Bregdetare dhe Arkeologjia nuk ishin në dijeni të incidentit.

Anija greke SS Heraklion u mbyt në vitin 1966  gjatë një stuhie në Detin Egje, duke vrarë mbi 200 marinarë. SS Heraklion, ishte një traget i makinave që vepronte në linjat Pire – Chania dhe Pire-Iraklios midis viteve 1965 dhe 1966.

Sipas investigimeve të mëvonshme, ajo u mbyt si pasojë e peshës tepër të rëndë të saj, gjatë një stuhie detare në ishullin Falkonera.