Macron: Ja deri kur mund të qëndrojë koronavirusi me ne

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se vendi i tij do të luftojë me koronavirusin të paktën deri në mes të vitit që vjen.

Komentet e tij erdhën në kohën kur numri i rasteve në Francë i ka kaluar 1 milionë. Të premten, Franca regjistroi më shumë se 40 mijë raste të reja dhe 298 vdekje.

Duke folur në një spital në Paris, Macron tha se shkencëtarët i kanë thënë se ata besojnë se virusi do jetë i pranishëm të paktën deri verën që vjen.

Megjithatë ai shtoi se është akoma herët për të thënë nëse Franca do të kalojë në izolim total.

OBSH ka deklaruar se rritja e rasteve në Europë tregon se jemi në një moment kritik të luftës ndaj virusit.

Infeksionet e përditshme janë dyfishuar në Europë gjatë 10 ditëve të fundit.