VIDEO/ Vojvoda në super formë, dhuron asist fantastik në Serie-A

Futbollisti i Kosovës dhe Torinos Mërgim Vojvoda po shënon një tjetër paraqitje pozitive në Serinë A. Mbrojtësi i krahut asistoi golin e “granatave” në sfidën e javës së pestë kundër Sasuolos.
Pavarësisht kushteve atmosferike të rënduara, 25-vjeçari gjen saktë shokun e skuadrës Linetin, i cili pasi kontrollon topin mposht porterin rival. 

Ky është asisti i dytë i Vojvodës në kampionatin italian.