‘Diçka te vogël ,por me shume dashuri’ Soni Malaj befasohet nga miqtë për datëlindje

Soni Malaj ditën e sotme feston datëlindjen e 40-të dhe që në orët e para të ditës së sotme ka marrë urime të shumta.

Ndërsa, mbrëmja ishte rezervuar për të festuar me miqtë, pasi ata i bënë këngëtares befasinë më të bukur.

Përmes një postimi në Instagram, Soni tha se nuk e kishte menduar që mund të festonte në kohë pandemie, por shoqëria e befasuan.

“Jemi ne kohe pandemie dhe nuk e kisha menduar qe mund te festoja datëlindjen, por falenderoj miqte e mi, qe me organizuan diçka te vogël, por me shume dashuri”, ka shkruar ajo.

Të ftuar në këtë ndejë ishin edhe disa prej kolegëve të saj të estradës.