VIDEO/ Trupi i pajetë gjendet në anë të rrugës, dyshimet e para

Një ngjarje ende e pazbardhur ka ndodhur në orët e mbrëmjes në aksin Elbasan-Librazhd.

Një person është gjendur i pajetë në anë të rrugës, por ende nuk specifikohet në ç'rrethana është gjendur dhe nëse ka shenja dhune.

Sipas burimeve mediatike kufoma ndodhet ende në rrugë ndërkohë që pritet të bëhet verifikimi i kufomës dhe shkaqet e humbjes së jetës.