Gruaja ra në gropën 4 metra të thellë, ja kushtet në të cilat u gjend

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur gjatë pasdites në fshatin Mirakë të Elbasanit, ku një grua u raportua se kishte rënë në pus, në dyshimet se kishte ndërruar jetë.

Sipas raportimeve më të fundit, gruaja ka rënë në një gropë të thellë 4.5 metra, dhe është ende e paqartë se si ka ndodhur ngjarja.

Ndryshe nga raportimet e para ajo është gjendur në kushte të rënda për jetën dhe po transportohet aktualisht me autoambulancë në spitalin e Elbasanit.