Po shkonte të merrte djalin nga stërvitja, aksidentohet babai i futbollistit të Juventus

Një shok të madh, por fatmirësisht pa pasoja ka kaluar, babai i futbollistit të Juventus, Dejan Kulusevski.

Sipas raportimeve të “Sky-t”, ai u përfshi në një aksident të rëndë, teksa ishte rrugës për të marrë djalin e tij nga qendra stërvitore, Continassa (sot përfundoi izolimi i grupit të skuadrës së Juventusit).

Makina është dëmtuar, por babai i futbollistit nuk ka pësuar asgjë serioze. Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, pasi nuk janë zbardhur.