‘Më dhunuan’/ Flet ish-deputeti pas lirimit: Erdha me ftesë nga Italia! Pjerini dha urdhërin

Pasi u shoqërua këtë të premte në polici, gjatë aktivitetit të përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës, lirohet ish-deputeti Eduard Ndocaj.

Para mediave ai tha se erdhi posaçërisht nga Italia për të marrë pjesë në këtë event.

Sipas tij, urdhri për ta larguar u dha nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu. Ndocaj deklaroi se ndaj tij është ushtruar edhe dhunë fizike.

“Kam ardhur nga Italia posaçërisht për këtë eveniment pasi jam ftuar nga përgjegjësi i kulturës në Bashkinë e Lezhës".

"Sapo ka mbërritur kreu i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, është dhënë urdhër që të më largojnë. Ndaj meje ështe përdorur dhunë dhe unë së bashku me avokatin do bëjmë denoncim në prokurori për rastin”, tha Ndocaj.