FOTO/ Kylie Jenner zbulon kuptimin special të tatuazhit që ajo dhe Travis kanë në këmbë

Në një video të re në You Tube, të postuar më 22 tetor Kylie Jenner flet rreth ideve të veshjeve për Halloëeen dhe po ashtu ka ndarë me fansat simbolin e veçantë që lidh atë dhe ish-të dashurin Travis Scott.

Në video, Kylie foli për kohën kur ajo dhe Stormi u veshën si flutura për festën e frikshme. Por siç duket,  kjo veshje nuk ishte vetëm një zgjedhje krijuese e kostumit. 

“Kur unë dhe Travis u takuam për herë të parë, bëmë tatuazh me disa flutura të vogla. Pra, një fluturë është një simbol i marrëdhënies sonë dhe që futet dhe Stormi, kështu që ishte me të vërtetë e veçantë të bënim kostumin e fluturave", tregoi ajo.

Kylie dhe Travis na treguan tatuazhet matchy-matchy që në vitin 2017. Dhe që atëherë, Kylie dhe autori i hitit “Highest In The Room”, shpesh kanë lidhur detaje të ndryshme me imazhet e fluturave.

Po ju tregojmë disa nga rastet kur çifti ka përdorur fluturën si simbol. Kur lindi Stormi, Kylie zbukuroi dhomën dhe krevatin e vajzës me flutura./K.H/Syri.net/